6. Përjashtohen nga detyrimi për t’u pajisur me vizë për të hyrë dhe qëndruar në Republikëne Shqipërisë deri në 90 ditë për 180 ditë, për qëllime të barasvlershme me ato të vizës së tipit “C”, tëparashikuara në ligjin nr. l08/2013 “Për të huajt”, shtetasit e shteteve, që:a) janë të pajisur me një vizë të vlefshme Shengen me shumë hyrje-dalje, me kushtin që kjo
3vizë të jetë përdorur më parë në njërin nga shtetet e zonës Shengen apo personat të jenë pajisur meleje të vlefshme qëndrimi në njërin nga shtetet e zonës Shengen;b) janë të pajisur me vizë të vlefshme me shumë hyrje-dalje apo leje qëndrimi të vlefshme tëlëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dheMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës sëVeriut, me kushtin që vizat të jenë përdorur më parë në këto shtete;c) hyjnë dhe qëndrojnë në shtetet e zonës Shengen pa vizë.Përditësimi i listës në anekset 2 dhe 3, për kategorinë e shtetasve sipas shkronjës “c”, të pikës 6 të këtijvendimi, bëhet nga autoriteti përgjegjës në ministrinë përgjegjëse për punët e jashtme, në mënyrë periodike ose në varësitë ndryshimeve që kërkohet të reflektohen.